Drejtoresha e Top Channel dhe Intrigat e Gridës

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrë nga Thashetheme nga kupola

https://www.facebook.com/thashethemengakupola

Drejtoresha e Top Channel dhe Intrigat e Gridës
Pas intervistës sensuale të Gridës me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Drejtoresha e Topit thirri një takim me të dhe Manushin e Madh.
Fillimisht Drejtoresha e përgëzoi Gridën për zellin e lartë lavdërues ndaj Televizionit dhe për Maratonën zgjedhore.
Kaq u desh!
Grida e shfrenoi menjëherë fantazinë:
“Ekstrakti elektoral interaktiv që iu servir me profesionalitet të lartë publikut nga qelizat e kudogjendura të Top Çenël, ndërkalli me sukses soft-talket me hardt-talket për të establuar legacinë e një perceptimi ku informacioni nuk ka të bëjë asfare me raportimin por me shown dinamik, ku moderatori ndërkallet me analistin, ku flirti kombinohet me konspiracionin, voluptioziteti me narrativën atraktivo-alternative të parashikimeve surreale…”
Drejtoresha nuk po ftillohej. E kuptoi se diçka për punë të mira po fliste por….
Grida vazhdoi:
“Duhet dhënë fund qasjes zbërthyeso- analitike me pyetje të thjeshta. Kamera duhet të fiksohet te detajet e mia, pozicioni i duarve dhe gishtërinjtë e mi, xhaketa e hedhur krahëve, lëvizjet provokuese të buzëve, shikimet epshore…Duhet që në ajër të ndihet tensioni erotik, të mos guxojë shikuesi ta marrë telekomandën për të ndërruar chanelin…”
Tani Drejtoresha u kthjellua. Ja, këto punët e seksit i vijnë më të qarta. Menjëherë e dha aprovimin:
“Bravo Grida, ky zhvillim i ri në qasjen ndaj politikës është ajo që kërkohet nga televizionet bashkëkohore. Joshja, flirtimi i hapur, dekoltetë agresive, provokimet me lëvizjet e paturpshme dhe elektrizuese të gjuhës, shikimet marramendëse plot nënkuptim e kthejnë emisionin e darkës në një soiree (suare) ku mund të ndodhë gjithçka! Misteri duhet të sundojë deri në magnetizim. Maskat mund të mungojnë në emision por kjo nuk duhet të pengojë misterin ftues. Duhen vendosur abazhure nëpër studio, qirinj nëpër tavolina, gota me verë përpara të ftuarve…”
Manushi i madh kishte mbetur pa fjalë. Gojëhapur nga habia vuri re se gjërat shkuan shumë larg. Kur erdhi kishte bërë një listë me 10 pensionistë, figura të njohura të viteve ‘30 të shekullit të kaluar. Donte t’ia sugjeronte Gridës. Futi dorën në xhep dhe u sigurua që ajo listë të mos dalë kurrë prej andej. I duhej të improvizonte diçka në frymën e re:
“Grida, atë dorën në xhep e ke fantastike! Kur flet të gjithë e kanë mendjen te dora jote. Duhet që edhe kamera të lëvizë me kujdes aty. Do ishte mjaft interesante që, me pak lezet, të bëje një lëvizje rrethore masazhuese. Fare lehtë, aq sa njerëzia të bëjnë pyetjen kadareane “lëvizje ish ajo a s’ish lëvizje”. Si thua Shefe?”
Grida i hedh një shikim flirtues Manushit të Madh, i shkel syrin me nënkuptim…
Manushi patakset, Drejtoresha entuziasmohet. Ja, kjo ishte ideja.
Fjalën e merr edhe njëherë Grida.
“Emisioni duhet të ndërrojë emrin urgjentisht. Është një emër relike, një pllakat formalist tipik i televizioneve tradicionale. Ti Lori je pinjollja gjenetike e një gjigandi mediatik, duhet të përkrahësh patentat avangardë dhe unë kam idetë e mia. Do zgjedh një titull midis “Intrigat e Gridës”, “GD”, “Ingridiante”, “Boudoir-i (Buduari) i Gridës” ose “Pika G”. Më shumë për zemër kam “Ingridiante”. Emisioni duhet të ketë një fillesë të re dhe parakusht për këtë është emri im në titull. Kjo e para. E dyta duhet after party pas çdo emisioni. Në after party mundësisht të kemi edhe maska. Dhe e fundit, do zhduk nga ekrani këta të Opozitës. Nervozohem, bëhem bishë kur i kam në studio…”
Ndërhyn Manushi i Madh:
“Gridë, këtë e ke gabim. Kur po nervozohesh të kap një sharm që ç’të të them. Mua vetë më shkon pulsi 120. Të bie një nur, një purpur i lehtë të zbret në faqe, një vibrim në ajër elektrizon studion. E kam vu re që kameramanët e humbasin fokusin fare nga hutia. Unë them që këta të Opozitës të vijnë sepse nxjerrin më të mirën tëndë. Duhet t’u sulesh, ti shkelësh me këmbë, t’i linçosh. Idenë nuk e ke sa seksi janë momente të tilla”
Grida shkrihet. Një lëvizje e guximshme buzësh, flirtuese, e pastaj një shpërfaqje gridante e gjuhës, e paturpshme deri në epshore, e hodhi në tokë Manushin.
Drejtoresh bie dakort me Manushin. Duhet qasje agresivo-shkatërruese ndaj tyre sepse aty Grida arrin kulme eksituese që harbojnë miletin.
Grida pranon me kënaqësi:
“Ore unë nuk kam të ngopur ndaj tyre, nuk më del inati për qamet. U kam dhënë kohë nga koha ime, jetë nga jeta ime. Ka qenë një nga gafat e pakta në jetën time, bashkimi me ata të mbaruar.
Edi ka qenë idhulli im i rinisë, sa herë kam ëndërruar për të. Edhe kur më thoshte “gridare” më eksitonte, ju betohem. Kur e ftova në studio unë e di se ç’emocione kisha. Fërgëlloja e tëra, pyetjet më avullonin nga koka. Më dukej vetja si në ëndërr. Pehashi hormonal mu çekuilibrua ndjeshëm dhe desh u bllokova. Ai është i modh fare, i pakrahasueshëm. E njëjta më ndodhi edhe me Erionin. Kur më quajti “shoqja ime Grida” për një javë e shihja në ëndërr, sikur më ftonte në zyrë…Për mua pushteti është afrodiziaku më i fuqishëm, joshja ime permanente.
Ndërsa Opozitarizmi është një thatësirë emocionale, një aciditet hormonal që më mundon.
Manush, jam kurioz, ça tha lali Eri, e takove më pas?”
Manushi:
“Lali ishte eksituar fare. Nuk e priste fare, e mbyte të ziun, nuk dinte ç’të bënte. Vetëdija se ishte në transmetim direkt e pengonte të ishte vetvetja. Agresiviteti yt e palosi. Nga sikleti qeshte.
Grida u kënaq. Mendon se është momenti edhe për deliret e saj intelektuale ndaj vazhdon:
“Përveç këtyre që thashë më lart unë do themeloj edhe “bisedën thellësisht cilësore”. Ishte ajo që bëra me Agronin pardje nëse e patë…”
Drejtoresha ndërhyn menjëherë dhe vendosmëri:
“Ja, këtu ndahemi bashkë Grida, këtu ti e humb instiktin e televizionit dhe më duhet të ndërhyj. Nuk dua biseda politike, ato janë vdekje e audiencës, nuk duhet rënë në atë batak. Do rrimë te suaretë, flirtet, nëntekstet, batutat, intrigat, provokimet…Bisedat le t’i bëjnë Televizionet arkaike të andertalit…”
Grida i ka sytë me lot. Ja, kjo është Drejtoresh e ëndërrave. Manushi ngrihet në këmbë instiktivisht dhe duartroket…

Zjarr Tv Ad