“Drejtoreshës i vjedhin 200 mijë euro, policia fsheh ngjarjen”

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Denoncon drejtoreshën që i kanë vjedhur 300 mijë euro dhe policia fsheh këtë akt”.

Është ky denoncimi i bërë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin e një qytetareje.

Në mesazh pretendohet se drejtoreshës së kabinetit të Ministrisë së Shëndetësisë, Erjona Hoxha, i kanë vjedhur 300 mijë euro në banesë, por se ngjarja është fshehur, pasi shuma e parave ka qenë e pamundur për tu justifikuar nga drejtoresha.

Mesazhi i qytetarit

“Përshëndetje profesor Berisha. Unë jam një punonjëse e ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Do të doja të denoncoja diçka të padëgjuar më parë që ka ndodhur në ministrinë ku unë punoj prej shumë vitesh.

Drejtoreshës së kabinetit të ministres Erjona Hoxha i kanë vjedhur në shtëpi një shumë prej 300.000 eurosh. Ngjarja ka ndodhur në tetor 2018 por është mbajtur e fshehtë nga policia se kuptohet atë shumë Erjona Hoxha nuk mund ta justifikonte.

Më e rëndësishmja është se Erjona është kryesekserja e ministres Manastirliu dhe të dyja bashkë po kërkojnë që këto para të vjedhura ti zëvendësojnë përsëri me të tjera vjedhje, kuptohet që Erjona është rojtarja. Vjedhja, arroganca, gjobëvënia, klientelizmi janë tipari dallues i kësaj bande. Gjithë llumin e pisllëkun kjo bandë përpiqet ta mbulojë me makiazhe të shtrenjta dhe like e share me detyrim në Facebook. Të lutem doktor anonim pasi hakmarrja e tyre nuk njeh kufij”

Zjarr Tv Ad