Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Afrim Qendro, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar në një dalje për mediat ka deklaruar se ndërtimi i “Unazës së Madhe” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri ndërtesash që janë të vendosura përgjatë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.
“Kemi të bëjmë me projekt me rëndësi 100-vjeçare, ndërsa ndërtimi do të shoqërohet me të gjitha elementët urbanë. Nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.
Nga këto janë 163 në proces legalizimi, të cilat do të jenë të skualifikuar, 123 objekte janë me vërtetim prone. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet kemi dy kategori, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, – u shpreh ai.