Drejtori i Klinikës Infektive jep alarmin: Rrezikojmë të mbyllemi sërish nëse nuk bëhet vaksinimi masiv…

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Klinikës Infektive në Kosovë, Arben Vishaj, ka ngritur alarmin përsa i përket infektimeve të reja dhe përhapjes së variantit “Delta”.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të vaksinohen, pasi në të kudnërt mund të përballen sërish me një mbyllje të vendit, në rast shtimi të rasteve.

“Në Klinikën Infektive kemi 11 pacientë, dy prej tyre janë në intensiv. Gjendja është stabile, nuk kemi rritje të të hospitalizuarve, por që ka mundësi të vjen valë e re e infektimeve, duke parë edhe rastet në Evropë. Vaksinimi është zgjidhja e vetme. Nëse nuk bëhet vaksinimi masiv, mbyllja është e pashmangshme në mënyrë që të ruajmë shëndetin publik”, tha ai.

Zjarr Tv Ad