Drejtori i kolegjit turk: Na bënë vërejtje për tabelat në 4 klasa dhe mungesën e një palestre! 3 muaj më parë kërkuam të zhvendosemi në godinën e re

0
122
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mustafa Ertekin, drejtori i kolegjit turk ‘Mehmet Akif’  që u mbyll me vendim qeverie ka reaguar duke treguar se morën vërejtje për tabelat, llambat si dhe për mungesën e një palestre. Megjithatë tha se 3 muaj më parë bënë kërkesë për zhvendosje por nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit.

“Vërejtja që është bërë nga komisioni i inspektorëve ka qenë për 4 klasa për pozicioni i tabelës dhe mbajtja e llambës. Ndryshimin e kemi bërë menjëherë. Ky qenka problem serioz deri në mbylljen e një institucioni. Ne jemi në shekullin 21 dhe përdorim teknologji si tabela smart që nuk kanë të bëjnë aspak me dritën natyrale.

Shpresoj të na mirëkuptoni se jemi detyruar që të shkëputemi në një kohë të shkurtër. Vërejtje tjetër ka qenë mungesa e një palestre. Unë në këtë moment, në këto kushte nuk mund t’i bind as prindërit, as nxënësit që këto janë kushte për të mbyllur një institucion.

Ne jemi institucion arsimor 30-vjecar, e dimë si duhet të veprojmë kur zhvendosemi nga një godinë në një tjetër. Në 3 muaj kemi aplikuar në ministri për të zhvendosur godinën e re. Japim shkollim që nga viti 1992. Ky institucion i ka dhënë këtij vendi mijëra maturantë të suksesshëm, doktorë e inxhinierë. Këto vajza vijnë nga çdo krahinë e vendit dhe kanë inteligjencë e sukses.

Ne kemi vepruar sipas juridiksionit, kemi aplikuar, ka bërë vizitën por nuk na kanë thënë asgjë. Nuk kemi bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e ministrisë. Për vendimin e qeveris do kemi një konferencë shtypi, shpresojmë që nga ana legale do bëjmë çdo gjë është e mundur. Ditët në vijim do ju njoftojmë për hapat që marrim”, tha Ertekin.

Zjarr Tv Ad