Drejtori i përgjithshëm i “Deutsche Welle” takohet me kreun e Komunitetit Mysliman

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Deutsche Welle, z. Peter Limbourg, i shoqëruar nga dy përfaqësues të tjerë të kësaj mediaje ka vizituar sot Komunitetin Mysliman të Shqipërisë , ai u takuan me kryetarin Skënder Bruçaj. Sipas KMSH-së, gjatë takimit u diskutua për aspekte të ndryshme të raportimit të tematikave fetare ndër vite të kësaj mediaje si dhe për hapësirën që ka pasur institucioni i KMSH-së në raportimet e saj. Në fjalën e tij, z. Bruçaj, pasi bëri një rezyme të shkurtër të institucionit që drejton, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me DW si thelbësore në mos tjetërsimin e termave fetarë në përdorimin e përditshëm të raportimeve që vijnë nga problematika fetare të vendit tonë. Ndërsa z. Limbourg, vlerësoi punën e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe kontributin që ka ky institucion në shoqërinë tonë. Gjithashtu ai vlerësoi frymën e tolerancës fetare në Shqipëri. Në fund ai prezantoi disa nga projektet që DË ka për rajonin e Ballkanit.

 

Zjarr Tv Ad