Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore Altin Qato dhunon një qytetar

0
166
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur pasditen e ditës së djeshme pas protestës së banorëve në Thumanë që kërkojnë ndërtimin e hyrje-daljeve në autostardën e re. Drejtori në Drejtorinë e Policisë Rrugore të Policisë së Shtetit, Altin Qato ka dhunuar një person pasi e ka prangosur atë.

Siç shihet në pamjet e mëposhtme, Qato ka ngritur protestuesin që ishte ulur në makinë dhe më pas e ka gjuajtur fort më shpullë në fytyrë.

Prezentë janë edhe efektivë të tjerë që rrinë aty në këmbë dhe nuk bëjnë asnjë veprim për t’i dalë në mbrojtje të riut. Në postimin e saj, Klodiana Lala shkruan: “Bravo Altin Qato Edhe shpulla jote mungonte pasi iu keni marre shpirtin qytetareve!”

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me videon dhe përmes një njoftimi zyrtar mësohet se Qato është pezulluar nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor.

Ndërkohë policia sqaron se dy qytetarët e ndaluar nuk kanë qenë pjesë e protestës, por kanë kryer manovra në rrugë duke kundërshtuar uniformat blu.

“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, sapo është njohur me një video të publikuar në rrjete sociale dhe në media, ka urdhëruar menjëherë Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH, për pezullimin paraprak nga detyra të Drejtorit të Policisë Rrugore Drejtues i Parë A. Q.

Gjithashtu, ndaj tij ka filluar hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga neni 204, pika 2, germa “a”, e rregullores së Policisë së Shtetit, “Sjellja e rendë diskredituese”. Hetimi disiplinor do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Sqarojmë opinionin publik se qytetarët që shfaqen në video nuk ishin pjesë e protestës që po zhvillohej nga banorët e zonës në aksin rrugor Thumanë -Kashar, por udhëtonin me mjetin e tyre në drejtim të Tiranës, duke kryer manovra në rrugë dhe kundërshtuar e ofenduar punonjësit të Policisë Rrugore, të cilët i kanë këshilluar për të ulur shpejtësinë dhe për të qëndruar në rradhë deri sa të normalizohej lëvizja. Edhe pas këshillimit nga ana e punonjësve të Policisë Rrugore, këta shtetas kanë vijuar t’i bien pa pushim sistemit zanor të automjetit, duke shkaktuar shqetësim te përdoruesit e tjerë të rrugës dhe njëherazi irritim të tyre.

Shtetasit E. Q. 36 vjeç, dhe Gj.K, 36 vjeç janë shoqëruar në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Mosbindjes ndaj urdherit te punonjesit te policise se rendit publik”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad