Drejtori i Policisë së Shtetit anulon urdhrin e Gledis Nanos për gradën kryekomisar, nuk do të zhvillohet gara

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka anuluar nismën e paraardhësit të tij Gledis Nano për hapjen e konkursit për gradën kryekomisar.

Gara ishte e hapur për aplikime deri në datën 30 shtator, por Rrumbullaku ka vendosur ta anulojë me pretendimin e bërjes së ndryshimeve në strukturë. Në këtë konkurs do të konkurrohej për 75 vende të lira për këtë funksion, por tashmë është anuluar.

Me gradën kryekomisar Gledis Nano kishte parashikuar që gjithashtu të kishte të drejtën për emërim shef komisariati.

Më 7 shtator Muhamet Rrumbullaku u emërua Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

 

Zjarr Tv Ad