Drejtori i shkollës merrte 3200 euro për një dëftesë false/ Ekspertja e Arsimit: Vihet në dyshim sistemi! Inspektimet janë zero

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertja e Arsimit, Valbona Nathanaili tha në studion e “Panorama TV” se rasti i drejtorit të shkollës 9-vjeçare që lëshonte dëftesa false kundrejt pagesës 3200 euro vë në dyshim të gjithë sistemin arsimor.

Sipas saj kjo ndodh sepse inspektimet në Shqipëri janë zero. Nathanaili u shpreh se një drejtor që e ka mendjen të shesë diplomat nuk e ka mendjen tek cilësia e shkollës.

“Një drejtor që ka mendjen të shesë diplomat, atëherë ai nuk e ka mendjen për cilësinë e shkollës. Fakti që dikush guxon, sepse për të kërkuar një diplomë false nuk e shmangim dot. Unë nuk e kuptoj atë që e ofron. Kjo vë jo vetëm pikëpyetje drejtorin, por drejtorinë e arsimit. Kjo e dëmton shumë sistemin.

Sistemi i inspektimi të shkollave është i barabartë me zero. Kjo edhe për faktin që nuk i jepet rëndësi këtij kriteri. Dikush që ka marrë një pozicion pune duhet ti përgjigjet. Kontrollet mungojnë nëpër shkolla. Ai kishte gati edhe diploma të tjera. Pra është një proces që ka ndodhur edhe disa herë të tjera.

Mua me shqetëson fakti për këta që e japin. Një drejtor shkollë në vitin 2023, ne gjejmë drejtorë sikur jemi…edhe në vitet 90 nuk bëheshin këto gjera kaq hapur. Ngjarje të tilla zhvlerësojnë edukimin dhe sistemin”, tha Nathanalili.
Ekspertja e Arsimit, Valbona Nathanaili tha në studion e “Panorama TV” se rasti i drejtorit të shkollës 9-vjeçare që lëshonte dëftesa false kundrejt pagesës 3200 euro vë në dyshim të gjithë sistemin arsimor.

Sipas saj kjo ndodh sepse inspektimet në Shqipëri janë zero. Nathanaili u shpreh se një drejtor që e ka mendjen të shesë diplomat nuk e ka mendjen tek cilësia e shkollës.

“Një drejtor që ka mendjen të shesë diplomat, atëherë ai nuk e ka mendjen për cilësinë e shkollës. Fakti që dikush guxon, sepse për të kërkuar një diplomë false nuk e shmangim dot. Unë nuk e kuptoj atë që e ofron. Kjo vë jo vetëm pikëpyetje drejtorin, por drejtorinë e arsimit. Kjo e dëmton shumë sistemin.

Sistemi i inspektimi të shkollave është i barabartë me zero. Kjo edhe për faktin që nuk i jepet rëndësi këtij kriteri. Dikush që ka marrë një pozicion pune duhet ti përgjigjet. Kontrollet mungojnë nëpër shkolla. Ai kishte gati edhe diploma të tjera. Pra është një proces që ka ndodhur edhe disa herë të tjera.

Mua me shqetëson fakti për këta që e japin. Një drejtor shkollë në vitin 2023, ne gjejmë drejtorë sikur jemi…edhe në vitet 90 nuk bëheshin këto gjera kaq hapur. Ngjarje të tilla zhvlerësojnë edukimin dhe sistemin”, tha Nathanalili.Panorama TV

Zjarr Tv Ad