Drejtori i SPAK dhe BKH vizitë zyrtare në SHBA, takime me FBI, DEA-n dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, Aida Veizaj ndodhen për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e dije se gjatë vizitës së tyre në SHBA, dejtorët e institucioneve të drejtësisë do të zhvillojnë takime me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

Mësohet se qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA.

“Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë të shpërndarë për mediat.

Zjarr Tv Ad