Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj rezulton pozitiv në testin ndaj Covid-19

0
19

Drejtori i Urgjencës Kombëtare i shtohet listës së të infektuarve me koronavirus.Një ditë më parë  Skënder Brataj mësohet se ka vizituar edhe urgjencën infektive ku janë duke marrë shërbimin mjekësor 57 persona. Gjithësesi ende nuk dihet se kur ai është infektuar, por Ministria bën të ditur se dyshohet për një nga rastet e zbuluara së fundi. Brataj gjatë këtyre ditëve ka qenë tejet aktiv në monitorimin e situatës. Madje dhe në rastet e trajnimeve dhe komunikimeve me stafin që punon në linjën e gjelbërt 08004040 dhe në emergjencën kombëtare ai është kujdesur të ruajë distancat.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ndodhet në ballë të luftës kundër koronavirusit me numrin 127 të vënë në dispozicion të çdo urgjence, ka rezultuar pozitiv në testin ndaj Covid-19.

Lajmin e ka konfirmuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, ku thotë se Dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv ditën e sotme pas kryerjes së analizës për Covid19.

Manastirliu thekson se deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe Dr. Brataj ndodhet në vetëizolim, në shtëpinë e tij.

Dje Brataj është fotografuar nga fotografi i LSA, Malton Dibra teksa po dilte nga infektivi.

Ndërkohë janë marrë masa për izolimin e stafit të urgjencës dhe ka nisur dezinfektimi i ambienteve.

Ndërkohë një ditë më parë, e hënë 23 mars, Brataj raportohet se ka vizituar personalisht Spitalin Infektiv, ku dhe ka pasur  kontakte me mjekë.