Drejtori Nano kërkon mbështetje nga SHBA: Kjo luftë nuk bëhet vetëm! Ambasadorja Kim: Rrisni besimin e njerëzve te Policia, ne jemi me ju

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka zhvilluar një takim paraditen e kësaj të enjteje me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Kryepolici tha për mediat se ka kërkuar mbështetje nga SHBA, pasi sipas tij, lufta për garantimin e rendit dhe sigurisë nuk bëhet e vetme.

“Takimi me ambasadoren e SHBA Yuri Kim, zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit që Policia e Shtetit ka me agjencitë e SHBA. Siç dihet SHBA janë partnerët tanë kryesorë dhe e vlerësoj shumë këtë bashkëpunim. E sigurova ambasadoren se Policia do të jetë në nivelet më të larta të performancës dhe kërkova mbështetje nga SHBA. Kjo është një luftë që nuk bëhet vetëm, duke parë mbështetjen që kemi pasur besoj se bashkë do ja dalim për të pasur rend dhe siguri në vendin tonë. Dhe për të mbështetur dhe ne SHBA në mbështetje të qeverisë dhe jetës së shtetasve amerikanë”, tha drejtori Nano.

Ndërkohë, diplomatja e lartë e SHBA tha se mbështetja për Policinë nuk do të kursehet, me pajisje, trajnime dhe gjithëçka të jetë e nevojshme, por kërkoi nga drejtori që të rritet besimi i njerëve te uniformat blu.

“Pata një takim shumë të mirë me zotin Nano. Erdha për ta përgëzuar për pozicionin e ri. Gjithashtu, rikonfirmova që bashkëpunimi i fortë mes Shqipërisë dhe SHBA mbetet i rëndësishëm. Do të vazhdojmë të ofrojmë sa më shumë mbështetje që të jetë e mundur. Pajisje, trajnime, etj.

Diskutuam rëndësinë që Policia të ruaj dhe të rrisë besimin e publikut, në integritetin e vetë. Gjithashtu, zoti Nano dhe unë jemi mbështetës të prezencës së Policisë dhe gjithashtu e dimë që Policia e Shtetit ndërmerr rreziqe të mëdha duke humbur dhe jetë nga trupa e vetë, për të ruajtur rendin”, tha Kim.

Zjarr Tv Ad