Drejtori Nano mesazh nxënësve: Mbani pranë librin se ai nuk do ju zhgënjejë! Ambientin e sigurtë në shkollë do jua garantojë Policia

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Policisë Gledis Nano, zhvilloi sot një takim me drejtuesit e Drejtorisë Arsimore Tiranë, drejtuesit e shkollave, oficerët e sigurisë në shkolla dhe me nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës.

Nano dhe të pranishmit diskutuan çështje të rëndësishme të sigurisë së nxënësve dhe studentëve në shkollë dhe në komunitet, çështje që përbëjnë prioritete të punës së Policisë së Shtetit, kryesisht të strukturave të rendit dhe të sigurisë, në të gjitha qarqet e vendit.

Siguria e nxënësve dhe krijimi i një ambienti sa më të sigurtë, për të zhvilluar procesin mësimor;

Parandalimi i konflikteve midis bashkëmoshatarëve;

Parandalimi i fenomeneve negative në shkollë, si droga, duhani dhe alkooli;

Fenomenet kibernetike në shkolla;

Bashkëpunimi i oficerëve të sigurisë me SPZ-të e rendit, për çdo fenomen negativ, si dhe për çdo problematikë që shfaqet;

Angazhimi i nxënësve në fushata sensibilizuese, pasi impakti i tyre është shumë i madh në publik;

Roli i Qeverisë së Nxënësve, i Bordit të Prindërve dhe drejtorive të shkollave.

“Mësoni dhe vetëm mësoni, mbani pranë librin sepse vetëm ai s’do t’ju zhgënjejë e s’do t’ju tradhëtojë asnjëherë, por do t’ju ndihmojë të udhëtoni të sigurtë në rrugën e jetës! Policia e Shtetit do të jetë përherë pranë jush, për t’ju garantuar një ambient sa më të sigurtë në shkollë, në rrugë dhe në shoqërinë ku bëni pjesë”, ju drejtua Gledis Nano nxënësve përmes një mesazhi.

Zjarr Tv Ad