Drejtori u pezullua për korrupsion, zbulohet kush është komanduar në krye të OFL-së

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Hekuran Bregu është është komanduar në krye të Operacionit Forca e Ligjit gjatë ditës së sotme. Bregu është një oficer me eksperiencë ne hètimin e krímève të rènda dhe në hètimin kundër krímit  ekonomiko- financiar.

Ky vendim u mor pas pèzullimit nga detyra të drejtorit të Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e pòlicisë Kríminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Pòlicisë, Artan Shkëmbi. Pezullimi ndaj tij u mor me vendim të GJKKO-së për kòrrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Bëhet me dije se ishin autoritetet gjermane informuan SPAK se një oficer i lartë i pòlicisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.

Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykátës kundër krímit të organizuar dhe kòrrupsionit, pèzullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi. Vendimi i është komunikuar Shkëmbit nga ana e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu.

Mësohet se pòlicia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të palígjshme në Gjermani. Autoritetet kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshíme ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hètim nga Gjermania.

Akuza e ngritur nga SPAK është shpërdòrim detyre dhe nxjerrje sekreti, ndërsa hètimi po vijon, ndërsa masa e marrë është paraprake për t’i hequr oficerit të pòlicisë çdo kontakt me informacionet sensitive

Zjarr Tv Ad