Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 27-30 dhjetor 2020 priten përkeqësime të kushteve atmosferike në vend. Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje që të gjithë subjektet të jenë bashkëpunues dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port.

Njoftim për përkeqësim të motit!

“Në datën 27-30 dhjetor 2020 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug dhe jug -perendim me shpejtësi që varion nga 10-20m/s dhe forca e detit do të variojë nga 5-8 shkalla bufort, kurse lartësia e dallgës do të jetë 1.50 -2.50 m.

 

Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Siguria juaj prioriteti ynë!”, shkruhet në njfotim.

 

Zjarr Tv Ad