Drejtoria e Transportit tregon si të mbajnë xhamat e zi, qytetarët tregojnë gjobat e policisë

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dje policia e Tiranës njoftoi se 97 drejtues mjetesh u proceduan për shkak të xhamave të errët.

Ndërkohë sot Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor përmes një postimi në facebook jep këshilla se si mund të errësohen xhamat e pasmë të makinave.

“ Xhamat e pasëm të autoveturave (sipas figurës dhe rekomandimit UN-ECE) mund të errësohen, materiali xham ose edhe me qese/film, deri 75%, si e drejtë e cdo zotëruesi mjeti! Mjafton që errësimi të jetë kryer profesionalisht nga prodhuesi ose një servis i liçensuar, me materiale të çertifikuara të tregut dhe me faturën përkatëse! Gjithashtu për xhamat e pasëm lejohen grilat origjinale të mjetit! Errësimi ul rrezikun kancerogjen nga rrezet UV/IR, ul konsumin dhe ndotjen! “

Një gjë e tillë ka sjellë reagime nga qytetarët të cilët kanë treguar se janë gjobitur pasi këto rregulla nuk njihen nga komisioni i gjobave.

“Ne fuqi ekziston vkm e 2005 e cila i penalizon te gjithe. Komunikimet tuaja Policia rrugore dhe sidomos komisioni i gjobave nuk i njeh aspak, kjo e vertetuar nga praktika ime personale.” Shkruan një qytetar.

Në reagimin e saj DPSHTRR thotë se është gati të asistojë dhe me jurist për ta ndjekur para gjykatës: “Nese instalimi eshte kryer me fature te rregullt, nga servis i licensuar, me material te ligjshem, gjoba cohet ne gjyk administrative dhe rrezohet. Ne ditet ne vijim do kemi modul online te deklarimit dhe risi ne modalitete.  DPSHTRR eshte e gatshme te asistoje edhe me jurist ne ndjekjen e se drejtes suaj para gjykates.”

Një tjetër shkruan: Na plaset shpirtin sa e mora nga jasht shteti edhe i hoqa qeskat qe kishte para 1 jave . Tani i bije ti vendos prap me kosto extra. Se do mbledh dikush ndonje lek me ndonje dyqan qe hapet edhe merret me matjet e erresires ne xham .

Në reagimin e saj Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor thotë se do të vijojnë të sqarojnë policinë që të ndajnë shapin nga sheqeri

Një tjetër qytetar komenton: Ju keni të drejt por hajde mbushi mendjen policëve në rrugë.

“Me formatin e ri te lejes se qarkullimit, me e vogel e pa vula SGSje, dhe ne upgrade e eDPSHTRR do jete rubrike me vete e edhe policia do e kete ne sistem qe mos kemi me nga ja mbajme asnjeri “ përgjigjet DPSHTRR

 

Zjarr Tv Ad