Drejtues të Agjencisë Shtetërore për Mbetjet në Kosovë vizitojnë Landfillin e Sharrës: Investim i jashtëzakonshëm, shpresojmë të shkëmbejmë përvojën me ju

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zona e Trajtimit të mbetjeve në Tiranë u vizitua nga përfaqësues të Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë, e cila menaxhon të gjithë infrastrukturën e mbetjeve në shtetin fqinj. Duke qenë se Kosova do të nisë së shpejti investimet në infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve, kjo vizitë kishte si qëllim, inspektimin nga afër të projektit më të madh të menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, që po zbatohet nga shoqëria konçensionare “Integrated Energy”.

Më herët ky grup kishte vizituar edhe landfillet e Malit të Zi  dhe Maqedonisë së Veriut. Pas vizitës në impiant ekspertët nga Kosova theksuan se Zona e Menaxhimit të Mbetjeve në Tiranë është modeli më i mirë për tu ndjekur dhe për tu zbatuar edhe në Kosovë. Abdullah Haxhiu, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë  Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë, i cili kishte vizituar dhe para 4 viteve vend depozitimin e Sharrës, përpara se shoqëria konçensionare “Integrated Energy” të operonte, tha se ndryshimi është i madh dhe se ky investim është i duhuri nga shteti Shqiptar.

“Unë kam qenë para 4 vitesh. Atëherë kam parë një depozitim jo të mirë, një gjendje e rëndë për mjedisin, për komunitetin afër, për vetë stafin i cili punonte. Ka qenë gjendje e rëndë. Tani unë të them të drejtën ndihem mirë kur pashë gjithë atë investim. Pastaj edhe procesi i kapsulimit që ka filluar. Është një gjë e mirë e bërë, një gjë e mirë edhe nga shteti shqiptar që investon për trajtimin e mbetjeve”, tha Abdullah Haxhiu, Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në Kosovë. Ndërsa për Përgjegjësin Teknik për Infrastrukturën e Mbetjeve në Kosovë, Inxhinier Edmond Halimi, kjo teknologji bashkëkohore si ajo e përdorur në qelizat punuese apo në kapsulim, duhet të jetë referencë edhe në Kosovë.

“Pikë së pari ju falënderoj për mikpritjen. Unë në cilësinë e inxhinierit teknik kemi ardhur të shikoj punën tuaj dhe standardet. Është një investim i jashtëzakonshëm. E shoh një punë të jashtëzakonshme. Duke marrë parasysh pjesën e kapsulimit dhe punës me qelizat punuese shoh një përparim shumë të madh. Ne jemi më mbrapa se ju dhe shpresoj t’i shkëmbejmë këto përvoja me ju”, tha Halimi Përfaqësuesit e Agjencisë  Shtetërore për Menaxhimin e Mbetjeve në  Kosovë kërkuan që ky shkëmbim eksperiencash me “Integrated Energy” të vijojë edhe në të ardhmen.

Zjarr Tv Ad