Drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, niset me urgjencë për në spital

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër aksident është shënuar këtë të hënë në Dukat të Vlorës ndërsa mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin e këtij të fundit e për pasojë ka mbetur i lënduar.

Mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal, për pasojë shoferi ka marrë disa plagë dhe është nisur për në spital.

Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po mbledh provat rreth shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Zjarr Tv Ad