Drejtuesi i skafit humbi kontrollin dhe përplas fëmijën 5 vjeç në plazhin e Himarës

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ngjarje e rënë ka ndodhur sot në Himarë, ku një skaf ka goditur për vdekje një fëmijë rreth 5 vjeç.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, ku shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad