Paketa antishpifje e propozuar nga kryeministri Edi Rama ka hasur në kundërshtinë e drejtuesve të mediave online.
Modeli i marrë nga Kroacia do ti japë më shumë kompetenca Këshillit të Ankesave, pjesë e AMA-s, veprimi i cili sipas grupeve të interesit e cënon lirinë e medias.
“Ne jemi munduar të marrim versionin e një shteti europian, që është Kroacia. A mbaron zgjidhja e fenomenit vetëm me këtë ndryshim? Jo dhe jam dakord me ju”.
Për gazetarët ky projektligj ëhstë antikushtetues pasi e kthejnë Këshillin e Ankesave në polic të lajmeve, duke cënuar lirinë.
“Një regjistër mediash, kërcënime për mbyllje, gjoba disproporcionale me realitetin ekonomik të vendit e bën Këshillin e Etikës të barasvlefshëm me Gjykatën e Apelit”.
Përfaqësuesit e protaleve kërkuan që nëse Këshilli i Ankesave vendos që një lajm është shpifje, duhet të fshijë lajmin dhe jo të mbyllë portalin, pasi kjo i dëmton ato financiarisht.
Në draft është vendosur që portalet të gjobiten nga 100 mijë deri në 1 milion lekë.
E njëjta procedurë është dhe për televizionet, por në një masë më të reduktuar të gjobës, jo më shumë se 400 mijë lekë.