Drejtuesja e BKH, SPAK i çon KLP emrin e Aida Hajnës për miratim

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SPAK i ka përcjellë zyrtarisht KLP-së emrin e kandidates së përzgjedhur për drejtuese të BKH-së, Aida Hajna. Mbledhja për emërimin e saj pritet të bëhet të enjten. Tre kandidatët Artur Beu, Ervin Hodaj, Idajet Faskaj u skualifikuan. Në mbledhjen e një dite më parë ku u përzgjodh emri i zonjës Hajnaj ishin edhe ekspertë ndërkombëtarë të SHBA. Zgjedhja e kreut të BKH-se kaloi permes një procesi ku u bë dhe testi i poligrafit. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e cilësoi një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi. Kim: Një hap tjetër përpara në rrugën drejt reformës në drejtësi pasi Komiteti i Përzgjedhjes së kreut të BKH-së dërgon emrin për Aida Hajnaj në KLP për miratim. Ndalesa tjetër: Trajnimi i FBI-vë me më të mirët zbatimit të ligjit amerikan. Gur mbi gur bëhet mur! Pasi Hajna të marrë detyrën, pritet të nisë procesi i rekrutimit të hetuesve të BKH-së.Anëtarët e BKH-së do të trajnohen nga ekspertët e më të mirë të ligjit të SHBA-së.BKH-ja do të jetë e ngjashme me FBI-në amerikane.Ndërkohë 60 oficerë të policisë gjyqësore do të trajnohen në akademinë e Virxhinias.

Zjarr Tv Ad