Një veturë goditi një grup njerëzish në zonën për këmbësorë të Trier të Gjermanisë, duke lënë dy të vdekur dhe të paktën 15 të dëmtuar. Policia arrestoi drejtuesen e veturës menjëherë pas incidentit, e cila është një grua, sipas mediave gjermane.
Një dëshmitar raportoi se pa veturën duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke u futur mes turmës me njerëz dhe duke përplasur këmbësorët në ajër pranë zonës së përdorur tradicionalisht për tregjet e Krishtlindjeve, të cilat do të jenë të mbyllura këtë vit për shkak të pandemisë Covid 19.
Zona është izoluar menjëherë nga policia.
“Ne ndaluam një person dhe automjeti u konfiskua. Sipas hetimeve fillestare, dy persona humbën jetën. Ju lutemi vazhdoni të shmangni qendrën e qytetit”, shkroi policia. Dëshmitarët tregojnë për njerëzit që “fluturonin në ajër”.Dyshimet e para janë për një akt i pa pranueshem me pikpamje radikale, por policia deri tani nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar.