Dreka që bashkoi PD/ Anëtari i kryesisë së PD-së tregon se si deputetët u manipuluan nga Berisha për propagandë…

0
293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Roland Bejko zbuloi më shumë detaje nga dreka mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe deputetëve të “grupimit Alibeaj”.

I ftuar në EuroNews, Bejko nënvizoi se sipas burimeve të sigurta, deputetët Jorida Tabaku, Gazmend Bardhi dhe Lefter Gështenja nuk do t’i bashkohen Berishës.

“Jam i bindur se as Jorida Tabaku, as Gaz Bardhi as Lefter Gështenja nuk do t’i bashkohen Berishës. Të paktën nga këta që kam unë të konfirmuar.

Do të shohim nëse do t’i quaj prapë të shitur Berisha pas kësaj dreke”, tha Bejko.
Bejko zbuloi gjithashtu se dreka ishte një aksident pasi deputetëve i ishte thënë se Berisha nuk do të ishte prezent.

“Thanë që takimi ishte një aksident, pasi deputetvëe i kishte ardhur një mesazh nga Xheal Mziu për t’i ftuar në një drekë miqsh. Ata thanë që na u tha se nuk do jetë Berisha, pasi ishte në Shkodër. Thonë që Berisha ka ardhur më vonë dhe i ka gjetur aty”, tha Bejko.

Zjarr Tv Ad