Dritan Dajti i shpëtoi burgut përjetë, si u ndanë 5 gjyqtarët që i ulën dënimin

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i dhënë të premten e lënë pas nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin dhe dënimin e tij me 25 vjet burg për vrasjen e katër policëve, ka ngjallur reagime të ashpra.

Madje ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëruan ndëshkime për gjyqtarët që dhanë vendimin.

Gjatë këtij vendimi është votuar pjesërisht kundër nga dy gjyqtarët e Apelit Shkodër, Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.

Ndërsa për uljen e dënimit të tij janë shprehur në favor tre anëtarët e tjerë Skënder Damiani, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolla.

Më 23 korrik 2014, Dritan Dajti u dënua me burg përjetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ekzekutimin e oficerëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani në gusht të 2009.

Por Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda e shpëtoi nga “burgimi i përjetshëm”.

Zjarr Tv Ad