Në rubrikën “Komenti i Ditës”, nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua për nismën e sotme në Komisionin e Ligjeve dhe përplasjen Enkelejd Alibeaj- Pandeli Majko.
Alibeaj, ka kërkuar që dosjet të hapen pa asnjë kufizim, vetëm me kufizimin që të mos cënohet siguria kombëtare, por kjo kundërshtua ashpër nga Majko i cili e cilësoi këtë një pretendim të ulët për t’u fshehur më pas pas argumentit se PS nuk do hapjet e dosjeve.
“Mendoj që Pandeli Majko në njëfarë mënyrë ka pasur të drejtë. Kërkesa e Alibeajt për ta bërë hapjen e dosjeve një lloj Facebook-u është një mënyrë për të shkatërruar shtetin. As që e kanë nocionin si mbahet një shtet. Një shtet edhe sot ka nevojë për Shërbimin sekret. Ndryshe përfundon kështu, në këtë gjendje ku kushdo mund të ndryshojë vektorët e shtetit dhe të krijojë problematika.
Unë mendoj që Alibeaj vazhdon traditën e shkatërrimit të shtetit, ndërsa Majko mbajtur një qëndrim shumë pozitiv duke kërkuar vendosjen e kritereve dhe jo hapjen e tyre. Le t’i hapin dosjet për ata që kanë qenë në politikë. Po c’kuptim ka të hapësh dosjet e fshatrave të tërë, të njerëzve që shumë prej tyre nuk janë më në jetë, dhe të fusësh në hasmëri fëmijët dhe familjet e tyre. “, u shpreh zoti Hila në Dritare TV./M.K/dritare.net