Dritan Leli: Në orën 20:30 në qytetin e Vlorës do të fiken dritat

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli ka njoftuar se në orën 20:30 në qytetin e Vlorës do të fiken dritat, si shenjë solidare për të ndjekur zinxhirin e madh njerëzor që mbron tokën.

Kjo është një nismë e madhe e cila kryet çdo vit në mbrojtje të mjedisit. Ndërsa nesër më 27 Mars, akrepat e orës do të shkojnë60 minuta para. E diela e fundit e këtij muaji sjell orën verore, ku ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të mëngjesit.

“Natyra nuk ka nevojë për njeriun, por njeriu nuk jeton dot pa natyrën, prandaj duhet të jemi bashkë në Orën e Tokës, nismën më të madhe botërore në mbrojtje të mjedisit.

Njësoj si qindra qytete të botës, Vlora do të fikë dritat në orën 20.30, duke u bërë kështu pjesë solidare e zinxhirit më të madh njerëzor që mbron tokën”, shkruan Leli.

Zjarr Tv Ad