Dritan Leli shpallet “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gagliano del Capo

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari në ikje i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna italiane e Gagliano del Capo.

Ceremonia është mbajtur sot në prani të kryetarit të bashkisë, juntës dhe këshillit bashkiak.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Leli shkruan se gjatë 8 viteve që drejtoi bashkinë e Vlorës, ndërtoi ura shkëmbimesh e vizitash me Italinë, me të cilën marrëdhëniet shpresojnë të vijojnë edhe pas ikjes nga kjo detyrë.

“Nuk është vetëm një arsyeja pse iu gëzova titullit ‘Qytetar Nderi’ me të cilin miqtë e Gagliano del Capo, qytetit të bukur në det, më nderuan sot, por edhe se e gjeta emrin kah Kardinalit Ernest Simoni, nderuar me të njëjtin titull.

Ditët e fundit të mandatit tim si Kryetar Bashkie i Vlorës, qytetit që drejtova këto 8 vite, nuk mund t’i mbyllja me mirënjohje më të lartë se kaq.

Urat që ndërtuam nëpër vite, shkëmbimet e vazhdueshme të vizitave, shpresoj të vijojnë njësoj, për të zbuluar çdo ditë Vlorën, për të shijuar çdo ditë Italinë, miqësinë tonë më të ngjashme, që na pret dhe e presim si një shtëpi e përbashkët.

Faleminderit të gjithë atyre që vlerësuan përkushtimin tim të pakufi, dashurinë në të cilën besova se deti e njeriu mund ta lidhnin përgjithnjë”, shkruan Leli në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad