Dritan Zagani: Tahiri kokë turku, zinxhiri shkon deri tek Edi Rama, provat janë sheshit

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në “Ora e Betit” në RTV Ora nga Beti Njuma, Dritan Zagani, ish-oficeri i anti-drogës u shpreh se dënimi i Tahirit u përdor për të mbuluar hallkat e tjera të skemës së trafikut.

Ai shtoi se hallka u këput tek Tahiri për shpërdorim detyre, pasi përndryshe do të kishte shkuar hap pas hapi deri te Edi Rama.

Zagani: U përdor koka e turkut, duhej një njeri me potencë për tu mbuluar gjithë të tjerët, sepse po të merren hallkat njëra pas tjetrës do të shkojnë deri te Edi Rama. Këta vendosën që ta këpusin këtë zinxhir. Morën vetëm Tahirin dhe e dënuan për shpërdorim detyre.

Ndërkohë kryeministri nuk e komentoi, njeriu që komenton çdo gjë dhe çdo shpifje edhe gjykate duke i bërë edhe presion publik. Të gjithë shefat e asaj kohe janë në shërbim të partisë. Dy kokat janë njëri drejtor i përgjithshëm dhe tjetri zëvendës ministër. Provat janë sheshit, mjafton që të hetohet dhe të pyeten njerëzit.

Zjarr Tv Ad