“Drogë dhe armë”, një tjetër i arrestuar në Vlorë pas denoncimit të qytetarëve

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një tjetër person për armëmbajtje pa leje dhe shitje të narkotikëve falë bashkëpunimit me qytetarët.

Operacioni policor i koduar “Bashkëpunimi” ka sekuestruar një pistoletë dhe një sasi lënde narkotike cannabis sattiva që do shpërndahej në doza të vogla.

Në pranga ka rënë shtetasi E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme dhe narkotikëve  në DVP Vlorë në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, arrestuan në flagrancë shtetasin E.A., 28 vjeç, banues në Vlorë.28 vjeçari është denoncuar nga qytetarët se dyshohej që shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla si dhe dispononte armë zjarri pa leje” thotë policia.

Shërbimet e policisë pas kontrollit të detajuar në banesën e këtij shtetasi, gjetën të fshehur një armë zjarri tip pistoletë dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet do ti referohen Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprat penale përkatëse “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Zjarr Tv Ad