Droni “fundos” dy të rinjtë në Velipojë, kapen duke u hequr plastmasin 6 miniserave me kanabis (EMRAT)

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy të rinj, përkatësisht 28 dhe 33 vjeç janë arrestuar nga Policia, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Mësohet se Oraldo Jaku dhe 28 vjeçari Luigj Shejna kishin ngritur 6 minisera ku kishin kultivuar bimë narkotike.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga droni duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë, Shkodër/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të kanabisit.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Baks 2”, si rezultat i një pune hetimore disajavore me metoda proaktive.

Falë inteligjencës policore, përdorimit të dronëve të Policisë si dhe hetimeve proaktive evidentohen dhe shkatërrohen 6 minisera ku ishin të kultivuara 270 bimë të dyshuara cannabis sativa.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke u kujdesur për miniserat me kanabis, dy autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale.

Më herët në kuadër të operacionit policor të koduar “Baks 1”, u vu në pranga një 19-vjeçar dhe u sekuestruan 2 armë zjarri (1 armë zjarri pistoletë dhe 1 kallashnikov) dhe municion luftarak.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të kanabisit, strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Shkodër dhe të Stacionit të Policisë Velipojë, falë inteligjencës policore se dy shtetas nga fshati Baks, kishin ngritur 6 minisera brenda të cilave kishin kultivuar bimë narkotike, kanë referuar materialet në Prokurori, e cila ka regjistuar procedimin penal.

Pas disa javë hetimesh proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Baks 2”.

Në kuadër të operacionit shërbimet e Policisë duke përdorur dhe dronë për të monitoruar lëvizjet e autorëve, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. J., 33 vjeç dhe L. Sh., 28 vjeç, të dy banues në fshatin Baks, Velipojë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke zbuluar nga plasmasi miniserat, të cilat gjatë natës i mbulonin me plasmas.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të bimëve narkotike dhe prova të tjera që do ti shërbejnë hetimit, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad