Droni nënujor kinez kryen hulumtime

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kina ka përdorur për herë të parë një dron nënujor për të kryer hulumtime në ujërat e rrafshaltës Qinghai-Tibet.

Kërkimi shkencor synon të zbulojë cilësinë e ujit dhe të mbledhë të dhëna në Sanjiangyuan, burimi i lumit Jance, Lumit të Verdhë dhe lumit Lancang.

Hulumtimi përfundoi në shtator.

Shkencëtarët po studiojnë tani të dhënat, për të analizuar ndikimet që ka rritja e temperaturës në rrafshnaltë ndaj qarkullimit atmosferik.

Droni, i prodhuar bashkërisht nga Universiteti i Inxhinierisë i Harbinit dhe Universiteti Tsinhua, mund të mbledhë të dhëna të cilësisë së ujit në kohë reale. Ai funksionion normalisht në shumicën e kushteve atmosferike, duke plotësuar mungesën e mbledhjes së të dhënave manual.

 

Zjarr Tv Ad