Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora urojnë pavarësinë e Kosovës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nuk ka munguar urimi i këngëtare shqiptare me famë botërore Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora për pavarësinë e Kosovës.

Këngëtaret me anë të postimeve në Instagram kanë shprehur patriotizmin e tyre dhe dashurinë për atdheun.

“Nga Kosova në botë. Gëzuar ditën e Pavarësisë. Ju dua,”-shkroi Dua.

Ndërsa Rita Ora ka kujtuar momentin kur realizoi këngën e parë në Kosovë në vitin 2012 ‘Shine ya light’, si edhe koncertin që zhvilloi vitin e kaluar në Prishtinë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Jam mirënjohëse të të quaj ty shtëpia ime,”-tha Rita.

Ajo publikoi gjithashtu edhe një foto të fëmijërisë me qeleshe dhe jelek me flamurin kuq e zi.

Ndërsa Era publikoi një foto duke bërë me duar simbolin e shqiponjës dhe veshje që mbanin ngjyrat e flamurit të Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë,”-shkroi ajo.

Zjarr Tv Ad