Me debate po zhvillohet mbledhja e Komisionit të Ligjeve ku po shqyrtohet kandidatura për president e Bajrm Behajt.
Ka pasur një debat mes Oerd Bylykbashit dhe dhe Klotilda Bushkës. Bylykbashi e ka quajtur antikushtetuese kandidaturën e Bajram Begajt për postin e presidentit, i cili deri sot mbante postin e kreut të Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë.
Deputeti madje ka kërkuar edhe dekretin e presidentit Meta që firmosi për shkarkimin nga detyra të Begajt si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
Bylykbashi: Unë dua që të kem këtu dekretin e presidentit Meta, a mund ta kem?
Bushka: Praktika e çdo dokumentacioni mund tiu vihet në dispozicion, sekretaria të shpërndajë kopjen e shkresave që kërkon zoti Bylykbashi.
Bylykbashi: Na mungon një CV e detajuar për aktivitetin e kandidatit për president. nuk është thjeshtë çështje për të parë datën e lindjes dhe as raporte nga shërbimet e tjera, duhet të shohim për çfarë po votojmë për president.
Duhet të ishte dokumentacioni i plotë pasi do të na shërbente për të parë fakte të tjera si psh ka qënë pjesë apo jo e Ministrisë së Brendshme në një moment të caktuar. Këto kanë të bëjnë më vlerësimin e deputetëve për kandidaturën, ajo që na mungon është dekreti i presidentit, relacioni juaj nuk mjafton.
Solemniteti i kësaj seance nuk është një shqyrtim që bën sekretaria, por ne, komisioni. Më vjen keq që thoni se duhet të konstatojmë vetëm kushtet bazë. Është detyrë e jona të shohim nëse përputhen edhe kushtet e tjera. Është nëse kandidatura ka ndonjë moment papajtueshmërie apo pazgjithshmërie.
Ushtarakët e shërbimit aktiv e kanë të ndaluar të kandidojnë për çdo lloj posti tjetër.
Jemi përpara nevojës për të verifikuar dhe nuk kemi dokumentin e dekretit.
Dua të ndalem, edhe po të shihni raportin flisni për gjeneral major Begaj, nuk kam asgjë në planin personal. Duhej një CV për të kuptuar sa i përshtatshëm është për këtë post. Jo çdo 40 vjeçar është i përshtshëm të jetë president.