“Dua të shpreh një urim për patronazhistët”, Taulant Balla çel Asamblenë e PS-së: 6 muajt e ardhshëm na pret një analizë e thellë

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste Taulant Balla nuk la pa përmendur patronazhistet,të cilët i ka përgezuar për punën dhe kontributin e tyre për të siguruar mandatin e tretë.

“Dua t’i shpreh një urim të gjithë kontribuesve tanë, patronazhistëve, për të siguruar një mandat të tretë.

Mos harrojmë se kemi mbyllur një mandat të dytë shumë të vështirë. Kemi nderin për të qenë pjesë e kësaj skuadre fituese dhe është përgjegjësi që këtë nder ta lexojmë si përgjegjësi.

Në 6 muajt e ardhshëm do të bëjmë analizë të plotë në çdo qark. Do të citoj atë që tha Rama: Do të kishim 78 mandate nëse nuk do të ishin votat e pavlefshme të qytetarëve. Megjithatë ky ëshët rezultat i pastër dhe domethënës. Jemi në kohën e duhur për analizë të thellë në çdo qark.

Nga kjo analizë dhe ripërtëritje, ne duhet të bëhëmi tërësisht gati për fitimin e zgjedhjeve vendore 2023 dhe sigurisht ato të vitit 2025”-u shpreh Balla

Zjarr Tv Ad