Ish-presidenti, Ilir Meta është shprehur se kryeministri Rama , të cilin e akuzoi për vjedhje, “nuk është një njeri i paftë por i pacipë”. Sipas tij, Shqipëria po shkon drejt falimentimit dhe kjo gjë duhet parandaluar. Meta u shpreh se nëse ndodh kjo “Rama fap merr helikopterin e ikën, thotë fajin e kanë ata. S’do ketë kohë të ikë, do nxjerrë kartelën, do thotë kam qenë në psikiatri thotë, ju e keni ditur, keni qeshur, ju më vendosët dhe ju e keni fajin se e dinit, jam i pafajshëm.”
Ilir Meta: “Është i pamëshirshëm në vjedhje, vetëm tendera sekret për të vjedhur. Shikoni sa ka marë një familje shqiptare gjatë pandemisë. Shikoni çfarë i ka bërë Bujqësisë, u gëzova në 2017 kur iku LSI-së, se mbase do e mbështeste bujqësinë se kishte një nga të vetët, por më dramë. Përgjysmuar numri i bagëtive. Nëse nuk mbështeste bujqësinë, agrobiznesin, turizmin si do të rrinë shqiptarët këtu. Mendoni se është i paaftë, jo është i pacipë, nuk është i paaftë. T ë vjedhë firmat e kartat e identitetit të shqiptarëve është i aftë ai. Për turizmin dhe bujqësisë të investojë, është piktor ai.
Të gjitha janë bashkë, korrupsioni në majat më të larta, tradhtia e interesave kombëtare e varfëria. Çdo sekondë vjedh, në të gjitha bashkitë, keni ndonjë këshilltar në të gjitha bashkitë. Ju i monitoroni çfarë bëjnë? Jo nuk e bëni, do filloni ta bëni këtë gjë. Do jetë një strukturë antikorrupsopn me një koordinator që do punojë me figura të shoqërisë civile. Do ketë sy për çdo institucion ku vidhet. Duhet parandaluar falimentimi i Shqipërisë. Fap merr helikopterin e ikën, thotë fajin e kanë ata. S’do ketë kohë të ikë, do nxjerrë kartelën, do thotë kam qenë në psikiatri thotë, ju e keni ditur, keni qeshur, ju më vendosët dhe ju e keni fajin se e dinit, jam i pafajshëm.”