Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati thotë se politika duhet të komunikojë më hapur me qytetarët duke i paralajmëruar për krizën ekonomike që po shkaktohet nga një sërë faktorësh globalë, kryesisht rritja e çmimit të naftës.
Bushati tha se politikanët dhe ekspertët duhet t’i thonë njerëzve se kjo krizë nuk ka për të mbaruar shpejt, dhe se çmimet e naftës do të vazhdojnë të jenë të larta.
Në emisionin “Open”, Bushati solli si shembull krizën e vitit 1987 ku bursat pësuan një godirje të rëndë të quajtur si “E hëna e Zezë”.
Ai tha se kjo krizë vazhdoi për 7-8 vite me çmimin e lartë të naftës.
“Jemi në mandatin e tretë dhe Rama është kryeministri më jetëgjatë. Për këto arsye pati një reagim të momentin, të mirë, por që duhet ndjekur me masa të tjera, madje mendoj se duhen shtuar më shumë. Duhet të përgatitemi e t’iu themi njerëzve se kjo krizë nuk do të mbarojë shpejt, lufta nuk do mbarojë shpejt, çmimet e naftës do vazhdojnë të jenë të larta. Kjo goditje e naftës pas luftës është si në 1978, kur kriza e çmimeve të naftës vazhdoi për 7-8 vite. Do vazhdojë kjo krizë dhe nuk do të mbarojë pa një vit minimalisht, kështu që qeveria duhet të marrë masa”, tha Ervin Bushati.