Duka: Asnjë strategji për të luftuar krimin e organizuar, shtetit i ka mbetur roli i varëmihsit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste dhe ish deputeti Agron Duka reagon lidhur me vrasjen e sotme ndodhur në Rrëshen, ku humbi jetën Kastriot Reçi, 47 vjeç.Sipas Dukës, kur një shtet bie, ringritja nuk kërkon vetëm ndëshkimin e atyre që kanë lejuar degradimin e tij duke futur në institucionet përfaqësuese dhe vendimmarëse elementë të botës së krimit.

“Por cila është zgjidhja? Sigurisht nuk ka përgjigje të lehta dhe as zgjidhje të shpejta. Kur u zbeh diferenca midis politikanit dhe të fortit, u zhduk edhe diferenca midis shtetit dhe bandave. Prandaj, kur një shtet bie, ringritja nuk kërkon vetëm ndëshkimin e atyre që kanë lejuar degradimin e tij duke futur në institucionet përfaqësuese dhe vendimmarëse elementë të botës së krimit”, shkruan ndër të tjera Duka.

Reagimi i plotë i Agron Dukës:

Kur kryeministri deklaronte ‘hëngshin kokat e tyre’ pranoi se drejtuesi më i lartë i shtetit nuk ka asnjë strategji për të luftuar krimin e organizuar dhe, mbi të gjitha, se kjo mazhorancë nuk kontrollon territorin.

Një shtet modern, një shtet funksional, ngrihet mbi monopolin e përdorimit të forcës, një monopol që në Shqipëri nuk ekziston më prej kohësh. Ortakëria e mazhorancës aktuale me krimin ka cënuar sovranitetin shtetëror, për pasojë, shtetit i ka mbetur vetëm roli i varëmihsit. Vrasja në qarkun e Lezhës konfirmon pikërisht këtë degradim, ndërsa ‘hëngshin kokat e tyre’ mbetet deklarata me të cilën shteti heq dorë nga garantimi i rendit dhe sigurisë për qytetarët e tij.

Por cila është zgjidhja? Sigurisht nuk ka përgjigje të lehta dhe as zgjidhje të shpejta. Kur u zbeh diferenca midis politikanit dhe të fortit, u zhduk edhe diferenca midis shtetit dhe bandave. Prandaj, kur një shtet bie, ringritja nuk kërkon vetëm ndëshkimin e atyre që kanë lejuar degradimin e tij duke futur në institucionet përfaqësuese dhe vendimmarëse elementë të botës së krimit. Kërkon një rithemelim që nis nga angazhimi i gjithë faktorëve konstruktivë të shoqërisë, të cilët duhet të heqin dorë nga indiferenca dhe të bëhen ndryshimi që kërkojnë nga partitë dhe politikanët. Sepse Shqipëria nuk është e partive, por është e shqiptarëve që veprojnë nëpërmjet tyre. Sa më shpejt të jemi të vetëdijshëm për këtë, aq më shpejt do të vij ndryshimi që presim dhe do të kemi shtetin që meritojmë”.

Ishte ora 11:05 minuta e paradites së sotme, kur Reçi ishte vetëm pak metra larg lokalit të tij ‘Mirdita’ në qendër të Rrëshenit, kur u ekzekutua me një plumb snajperi.

Policia thotë se ka gjetur armën e krimit, por asnjë shenjë nga autorët.

Për të zbuluar autorin apo autorët, policia ka dhënë 20 milionë lekë për këdo që ka informacion në lidhje me këtë ekzekutim.

Zjarr Tv Ad