Duka bën ftesë të pazakontë për Ambasadorin Hungarez

0
1

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka takuar ditën e sotme në ambjentet e institucionit të futbollit, Ambasadorin e Hungarisë në Tiranë, Lorant Balla. Bashkëpunimi i mëtejshëm për futbollin ishte në qendër të bisedës mes Ambasadorit, Presidentit të FSHF-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku.

Gjatë takimit Presidenti Duka njohu Ambasadorin Balla me zhvillimet e mëdha që ka njohur futbolli shqiptar gjatë viteve të fundit, e që njohën kulmin me kualifikimin historik të Shqipërisë në finalet e kampionatit Evropian “Francë 2016”, me investimet në infrastrukturën sportive si edhe me përgatitjet aktuale që po kryen ekipi përfaqësues për këto eliminatore, të EURO 2020. Balla, është një njohës i shkëlqyer i shqipes dhe shqiptarëve, pasi më herët ka shërbyer edhe si ambasador i Hungarisë në Kosovë.

Presidenti Duka falenderoi Ambasadorin e Hungarisë për mbështetjen dhe për kujdesin që ai po tregon në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në aspektin sportiv, si edhe e ftoi që të jetë edhe ai në stadium për të ndjekur ndeshjen e ditës së premte, datë 22 mars, Shqipëri-Turqi ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi”, e vlefshme për EURO 2020.