Duka: Standartet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme po rrezikohen pa filluar gara.

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëvendësimi i emrave me numra humb sensin e listave të hapura, ndërsa heqja e siglave humb sensin e koalicionit. Koalicionet nënkuptojnë bashkim të disa partive dhe kandidatëve të tyre lehtësisht të dallueshme për çdo votues.

Vota e lirë dhe e ndershme është thelbi i demokracisë dhe fuqia e ndryshimeve.

Jo fleta votimi pa logo të partive pjesë e koalicioneve dhe pa emra të kandidatëve.

Standartet e demokracisë dhe zgjedhjet në Shqipëri po cënohen rëndë.

Listat nuk u hapën, koalicionet u kufizuan, fletët e votimit do të krijojnë vështirësi, paqartësi dhe konfuzion të qëllimshëm të votuesve që të përzgjedhin lehtësisht partinë dhe deputetin që duan të mbështesin me votën e tyre të lirë.

Gjithë reforma zgjedhore dhe elementët teknik të saj e kanë minimizuar konkurencën politike dhe rrezikojnë të ulin pjesëmarrjen në votime dhe të deformojnë votën për të ruajtur dhe rritur pushtetin absolut të pak individëve.

Kjo rrezikon që Shqipëria të vuajë më shumë dhe më gjatë nga abuzuesit me pushtetin politik dhe ekonomik të përqëndruar në pak duar. Kjo vret shpresën dhe nxit braktisjen.

PAA kërkon që listat e votimit të jenë sa më të qarta, të thjeshta dhe sa më të lehta për çdo votues. Kjo arrihet kur në fletën e votimit gjendet lehtësisht logoja e çdo partie, pjesë e koalicioneve dhe emri i çdo kandidati të tyre.

Shqetësim publik i përsëritur.

 

Zjarr Tv Ad