Duke bërë “shqiponjën”, 800 emigrantë zbarkojnë në Britani, mes tyre edhe shqiptarë

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rreth 800 emigrantë mendohet se kanë zbritur në Britani ditën e djeshme dhe sipas medieve britanike, mund të ketë qenë dita më e ngarkuar e kalimit të Kanalit deri më tani këtë vit.

Një total prej 16 varkash mbërritën në bregun jugor të Anglisë të hënën, ndërsa kontrabandistët në bregdetin francez u përpoqën të përfitonin nga kushtet e mira të motit.

Burimet pohuan se numri i emigrantëve mund të jetë mbi rekordin aktual ditor për vitin 2023 prej 756 më 10 gusht.

Është një goditje për zotimin e Rishi Sunak për të “ndaluar varkat”, me kryeministrin që pranoi dje se kjo mund të mos përmbushet përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Emigrantët që mbërritën u panë duke buzëqeshur dhe disa duke bërë shenjën e shqiponjës së Shqipërisë dhe gjestin “V për fitoren” tek fotografët, shkruan Daily Mail.

“Fotot tregojnë disa emigrantë që mbërritën të cilët duken se janë në humor të mire, ndërsa një burrë bashkon duart për të formuar një shqiponjë dykrenore, të ngjashme me atë të paraqitur në flamurin shqiptar. Gjesti i diskutueshëm nacionalist u bë i njohur për herë të parë në vitin 2018 kur futbollistët Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri e bënë atë gjatë një ndeshjeje kundër Serbisë”, vijon artikulli.

Në vitet e fundit numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur. Në vitin 2022 rreth 16 për qind e të gjithë aplikantëve për azil ishin shtetas shqiptarë.

Zjarr Tv Ad