Duke kërcyer në varreza, reagon Megi: Isha në një moment intim

0
242
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Megi Pojani ka kërkuar sërish falje sot për videon virale e cila shkaktoi reagime të shumta. Në videon në fjalë Megi Pojani pastraon varrin e stërgjyshes dhe njëkohësisht qesh, kërcen dhe bën shaka mbi varr.

Menjëherë pas publikimit të videos, Megi u kryqëzua në rrjetet sociale.

E ftuar sot në “Wake Up”, Megi tregon si qëndron e vërteta dhe kërkon falje publike për të gjithë ata që janë prekur nga kjo video.

“Nuk e kam hapur videon fare dhe nuk e mbaj mend sepse ka 3 vite që është bërë. Unë jam zgjuar në mëngjes me të gjithë çmendurinë që po ndodhte gjithandej nëpër rrjetet sociale, nëpër portale dhe unë nuk kam guxuar ta hap videon dhe të them të drejtën kjo më ndodh shumë herë, me shumë materiale që mund të publikohen, thjesht refuzoj t’i shikoj. Më merrnin njerëz në telefon, që nga motrat e mia dhe kjo ishte arsye që unë u përditësova me këtë lajm shumë shpejt.

Ajo video ka qenë e përpara 3 viteve. Unë kam kërkuar ndjesë për këtë video sepse ka një tranzicion që unë kam ndjekur si personazh e si njeri. Unë kam filluar të postoj në rrjetet sociale shumë vite më para dhe nuk e kuptoja atë herë as përgjegjësinë e të paturit një platformë sociale, pra e shfrytëzoja thjesht për t’u argëtuar. Unë i kërkoj falje njerëzve që dhimbjen e humbjes së njeriut të dashur e kanë të freskët. I kërkoj falje njerëzve që akoma nuk e kanë kaluar atë tronditjen e madhe dhe dhimbjen e madhe të mos paturit më pranë një njeri që e kanë dashur fort.

Zjarr Tv Ad