Duke shëtitur në qytet, mediat italiane publikojnë foton e Ramës në kafe dhe zbulojnë arsyen e vizitës

0
745
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Itali. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar këtë e njoftojnë mediat italiane.

“Viterbonews24” ka postuar disa foto, ku kryeministri Rama shihet rrugëve të Viterbos. Fotot që shihni janë shkrepur dje ku kryeministri Rama, drejtori i Komunikimit në kryeministri, Endri Fuga dhe dy gra shihen së bashku në një kafe.

Mediat italiane kanë zbardhur edhe arsyen e vizitës së Ramës në Itali që është bashkëpunimi në fushën e arsimit, lidhur me ndërlidhjen e universiteteve.

“Rama sot do të drejtojë një delegacion shqiptar në takimin që do të zhvillohet në Unitus me Ministren e Universitetit dhe Kërkimeve Maria Cristina Messa. I pranishëm do të jetë edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zanatet, universitetet, kërkimin shkencor, start-ups dhe inovacionin”shkruan media italiane në lidhje me takimin e Ramës.

Zjarr Tv Ad