Dule nga Bularati: E vërteta për vrasjen e Kacifas të shkojë deri në fund, ajo nuk do humbasë

0
183
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule nga Bularati, ku foli në greqisht dhe në shqip tha se e vërteta për vrasjen e Kostandinos Kacifas duhet të çohet deri në fund.

“Jemi sot në këto momente të cilat janë momentet e varrimit dhe si pasojë janë të shenjta. Jemi këtu për të ndarë dhimbjen me gocën e Kostandinos me mamanë, babin dhe gjithë komunitetin”, tha Dule para gazetarëve.

“Jemi këtu për të shprehur nderimin ndaj të ndjerit, por edhe vendosmërinë që e vërteta duhet të ndriçohet deri në fund. Transparenca e kësaj çështje, zbardhja e saj është me rëndësi jetike. Ajo mund të vonojë, por natyrisht nuk do të humbasë”.

Dule i bëri këto deklarata në prani edhe të deputetit grek të Demokracisë së Re Savas Anastadhiasi.

 

Zjarr Tv Ad