Dule revoltohet në Parlament: S’jeni në gjendje të hartoni politika për të përballuar krizën, gënjeni me shifrat! Më kujtohet kur Blushi fliste për varfërinë, Rama…

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Vangjel Dule e akuzon qeverinë si të paaftë për të hartuar politika të cilat do t’i bëjnë ballë krizës të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Dule tha nga foltorja e parlamentit se ministrat kanë “alergji” të flasin për varfërinë, duke i akuzuar se gënjejnë me shifrat.

Sipas deputetit të PBDNJ, shumë vende të BE-së janë duke aplikuar heqjen apo uljen e TVSH-së për produktet, për të cilën kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ndikon në uljen e çmimit.

Pjesë nga fjala e Dules në Parlament:

Është kënaqësi që një qeverie si kjo e juaja t’i drejtohesh me epitete si e paaftë, pa njohuri ekonomike, e dalë nga zgjedhje të vjedhura. E meritoni, jo vetëm si qeveri, por në disa raste na detyroni të shkojmë deri te limiti. Nuk dispononi as sensibilitetin e duhur për t’u marrë me çështjet sociale. Nuk do t’ju akuzoja për pasojat e pandemisë, apo të luftës, të gjithë e dimë se gjendemi përballë një cunami, që do të rrisë çmimet, do të ndërpresë furnizimet. Përse po ju akuzoj, ju akuzoj se jo vetëm ju mungon aftësia, por edhe vullneti për të lexuar situatën ekonomike dhe shoqërore në vend. Nuk jeni në gjendje të hartoni politika që mund të përballojnë krizën dhe pasojat e saj të shumëanshme që do të ulen këmbëkryq. Po ju jap një fakt, që për mua është tronditës. Si ka mundësi që ministra të dalin dhe një një mënyrë që karakterizohet nga cinizmi ekstrem të na flasin për shifrat që nuk ekzistojnë. Është memorandumi i Shqipërisë me Bankën Botërore, në thonjëza varfëria është e përhapur në 38%, ndërsa trajtohen me ndihmë ekonomike vetëm 9%.

Keni një alergji, më kujtohet prej vitesh kur zoti Blushi fliste për varfërinë, mënyra se si reagonte i pari tuaj. Askush nuk guxon të flasë për varfërinë, sepse jeni shkaktarë, ju e keni thelluar. Për aq kohë sa jeni në pushtet të ardhurat e shqiptarit mbeten në 30% të gjysmës së të ardhurave për frymë të Bashkimit Europian. Dhe më e keqja, gjatë këtyre viteve në pushtet, nuk kemi asnjë përafrim.

Na thonë se me një stoicizëm që dëshmon fajësinë, nuk doni të hiqni dorë nga vendimet mëkatare të PPP-ve të famshme, po të ulni TVSH-në nuk do të ketë ndikim thoni. Si ka mundësi që vende të BE-së do ta aplikojnë këtë politikë duke qenë të sigurtë se do të ketë efekt, dhe ju e mendoni ndryshe? Qeveria përfiton nga rritja e çmimeve, se me rritjen e çmimeve rritet edhe TVSH-ja. Situatat janë të tilla se askush nuk do të garantoj që do jeni për 2 apo 3 muaj në pushtet, mund të jeni dhe më tepër por politikisht, e jo moralisht.

Të gjithë ata qytetarë që ju shkojnë pas vetes, e meritojnë një situatë të tillë. Pasojat do t’i paguani shumëfish kur vjen momenti i llogarisë.

Zjarr Tv Ad