Duma publikon videon nga auditori i universitetit: Studentët nuk marrin por japin leksione

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me protestën e studentëve duke publikuar nje video në rrjetin social “Facebook”,  ndërsa shkruan se studentët sot nuk duan të marrin leksione, por vetëm i kanë dhënë leksione “parisë” prepotente të vendit.

Duma gjithashtu është njëherësh dhe pedagoge tek Fakulteti i Shkencave Sociale, tregon se në sallat e leksionit, studentët nuk kanë shkuar në auditor.

Postimi i plotë

“Në mbi 15 vite leksione nga sallat e universitetit, sot sallat janë bosh dhe studentët nuk marin por po japin leksione. Ata i dhanë nje leksion të madh “parisë” prepotente të vendit dhe nën acarin e stinës ngrohën shpresën më të madhe të shqiptarëve për ndryshim”, shton në postimin e saj deputetja e PD.

Zjarr Tv Ad