Dumani në krye të SPAK, Fatmir Xhafaj: Çfarë diference, kur pak vite më parë zgjedhja bëhej kulisave, me kompromise dhe preferenca politike

0
89
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj vlerëson procesin transparent për zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, teksa thotë se e ndoqi nga afër të gjithë procesin.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhafaj shprehet se pas tre vitesh funksionim të SPAK, tashmë “është koha për ta konsoliduar pavarësinë, përgjegjshmërinë, transparencën e efiçencën e çdo prokurori dhe hetuesi në ushtrimin e detyrës përmes rezultatesh konkrete dhe të besueshme nga qytetarët”.

Xhafaj thotë se koha kur drejtuesit e drejtësisë zgjidheshin kulsiave me zgjedhje klienteliste dhe kompromise e preferenca politike, ka ikur.

Reagimi i Xhafajt:

Prokuroria e posaçme ka tashmë drejtuesin e ri për një mandat tjetër 3-vjeçar. Urime prokurorit Altin Dumani për këtë mandat sfidash dhe përgjegjësish të mëdha në misionin e ri përballë pritshmërive të larta të qytetarëve ndaj Drejtësisë së Re dhe veçanërisht ndaj SPAK!

Tri vjet të mjaftueshme për ta ngritur e fuqizuar institucionin e SPAK. Tashmë është koha për ta konsoliduar pavarësinë, përgjegjshmërinë, transparencën e efiçencën e çdo prokurori dhe hetuesi në ushtrimin e detyrës përmes rezultatesh konkrete dhe të besueshme nga qytetarët!

Krenar të ndiqja procesin transparent: 3 prokurorë me prezantime serioze dhe profesionale, me përgjigje konkrete ndaj pyetjeve të përgjegjshme të disa prej kolegëve të tyre. Gjithçka publike përballë çdo qytetari taksapagues të këtij vendi. Kjo është Reforma në Drejtësi.

Çfarë diference me pak vjet më parë kur gjithçka bëhej kulisave, me zgjedhje klienteliste, kompromise e preferenca politike dhe vendmarrje krejt të mbyllura. Le ta qajnë sa të duan ATA që ende e duan prokurorinë si dje apo siç do deshën të ishte! Ajo kohë iku, nuk kthehet më!

Koha për të reflektuar secili për qasjen ndaj drejtësisë së Re! Të kërkojmë nga njerëzit që shërbejnë në drejtësi, veçanërisht nga ata që kanë marrë përsipër përgjegjësi drejtuese, e sigurisht pa harruar të shohim nga vetja. Koha të ndryshojmë NE në marrëdhëniet me Drejtësinë e Re!

Zjarr Tv Ad