Dumani prezanton platformën për SPAK

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për pak ditë pritet që të fillojë punën SPAK. Sot ka nisur intervistimet për drejtuesin e këtij institucioni dhe i pari që doli para KLP është Altin Dumani, i cili paraqiti platformën e tij në drejtimin e këtij institucioni. Sipas tij, gjëja e parë që ai do të bëjë nëse zgjidhet në krye të SPAK është që të fillojë procedurën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Altin Dumani: Në prokurorinë e posaçme duhet që prokurorët të ndahen sipas specializimeve që ata kanë. Duhet të fillohet me dy seksione, seksioni për hetimin e krimit të organizuar dhe hetimin e zyrtarëve të shtetit

Hapi i parë, brenda javës së dytë të punës është fillimi i procedurës së përzgjedhjes së BKH. Ky institucion është si një mushkëri që furnizon me ajër SPAK. Pa këtë puna jonë do të vështirësohet.

Javën e dytë të punës do të bëj njoftimin, ftesën për aplikim për drejtor të BKH.

Kandidati tha se duhet pasur kujdes ndaj dosjeve që do të transferohen në SPAK.

Altin Dumani:  Hapi i parë është kujdesi i shtuar ndaj dosjeve që do transferohen në SPAK, për të qenë i kujdesshëm që procedimet penale të studiohen mirë me qëllim për të shmangur raste që mund të çojnë drejt shuarjes së masave të sigurimit apo edhe marrjen e  masave për të evituar ngarkesën e panevojshme që nuk i takojnë SPAK.

Zjarr Tv Ad