Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Politikani dhe biznesmeni i njohur Kosovar Behgjet Pacolli ka reaguar për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke kritikuar Bashkimin Europian. Përmes një postimi në Facebook, Pacolli thotë se BE-ja duhet të pendohet që (ende) ka mbajtur të izoluar popullsinë më pro-evropiane dhe se Europa duhet të veprojë.
“Sot 10 vite më parë #Kosova filloi dialogun për liberalizimin e vizave. BE-ja duhet të pendohet që (ende) ka mbajtur të izoluar popullsinë më të re dhe më pro-evropiane, pavarësisht nëse janë plotësuar kushtet apo jo. Evropa duhet të veproj!! Durimi ka kufi!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.