Durmishaj debuton të martën me Greqinë

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tani nuk ka më dyshime. Pasi refuzoi ftesën e kombëtares së Shqipërisë, Fiorin Durmishaj pritet të nisë zyrtarisht aventurën e tij me përfaqësuesen e Greqisë, duke nisur nga ndeshja e së martës kundër Bosnje Herzegovinës në eliminatoret e Euro 2020. Lajmi bëhet I ditur nga mediat helene. Sipas tyre, Federata Greke e Futbollit ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe asgjë nuk pengon trajnerin Anastasiadis ta thërrasë sulmuesin me origjinë shiptare për ndeshjen e ardhshme. Fiorin Durmishaj luan me Panionios në kampionatit grek, ndërsa më parë ka qenë pjesë e kombëtares U-21 të Shqipërisë. Përpara nisjes së eliminatoreve, Kristian Panuçi i dërgoi ftesë, por futbollisti refuzoi duke preferuar të luajë për Greqinë.

 

Zjarr Tv Ad