Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku 5 djem raportohet se kanë përdhunuar një vajzë të mitur, vetëm 8 vjeç.
Sipas raportimeve ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare ‘Myslim Hida’ në Arapaj.
Sipas burimeve, djemtë të moshës nga 15, 16 dhe 17 vjeç dhe vajza janë banorë të zonës Arapaj
Mësohet se djemtë e kanë lidhur vajzën në katin e 4 të shkollës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Vajza është gjetur nga mësuesit e shkollës në një dhomë ne katin e katërt te shkollës e lidhur dhe me pas është zbuluar gjithçka.